Tema Kundër pr/ligjit të lejimit të abortit e nënës sorrogato
Thirrje për veprim
Të rinj dhe të reja! Prindër dhe gjyshër! Shqiptarë kudo që ndodheni!
Në emër të të drejtave njerëzore, të shenjtërisë për jetën, të familjes, të individit dhe të nevojave të Shqipërisë, i thoni JO projektligjit të “shëndetit” seksual dhe të riprodhimit.
Peticion publik kundër projektligjit për “shëndetin”seksual dhe të riprodhimit për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë pa lejen e kujdestarëve për minorenet e pa martuara të moshave 16 vjeç e poshtë, për përdorimin e nënave surrogato për riprodhim si dhe lejimi për sterilizimin e individëve në çdo moshë.
Projektligji për “shëndetin” seksual dhe të riprodhimit, për abortin, nënat surrogate dhe sterilizimin është në kundërshtim jo vetëm me të drejtën sublime për të jetuar, me shenjtërinë e njeriut dhe të familjes, por edhe me nevojat imediate dhe afatgjata të Shqipërisë për të rritur riprodhimin dhe përshtimin e numrit të popullsisë gjithnjë në rënie.
Ai gjithashtu bie ndesh me shumë ligje të tjera të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me minorene konsiderohet krim dhe bie në kundërshtim me nenin 100 dhe 101 të Kodit Penal.
Në vend të ligjeve për abort në moshë minorene, shteti duhet të marrë masat e nevojshme për ndalimin e marrëdhënieve seksuale në këto mosha. Shteti duhet të mundësojë edukimin seksual të minorenëve në veçanti dhe të popullsisë në përgjithësi.
Ndërkohë, zhvillimi i shtatzanisë (zhvillimi paranatal) është një vazhdimësi, pa një tipar të qartë me të cilin mund të dallohet një embrion nga një fetus. Për pasojë, ndërprerja e shtatzanisë (aborti) në fazën embrionale apo të fetusit është një krim kundër krijesës dhe në rastin e projektligjit në fjalë është një përzgjedhje vullnetare e një nëne të ardhshme e cila është në moshë minorene, jo e aftë emocionalisht apo ekonomikisht të marrë vendime serioze për të ardhmen e saj apo të krijesës që mbart në mitër, për të përzgjedhur të vrasë me dëshirë krijesën (njeriun), pasojë të cilën do ta vuajë psikologjikisht (ndoshta dhe fizikisht) për të gjithë jetën. Vrasja me dashje apo me paramendim e një njeriu bie ndesh me nenin 76, 77 dhe 78 të Kodit Penal.
Abortimi nuk është një çështje mjekësore siç përpiqen ta paraqesin, por një krim i pastër kundër humanizmit dhe shoqërisë, ku prindi nxitet dhe mbështetet ligjërisht të bëhet vrasës i fëmijës së tij.
Projektligji nuk merr parasysh dëmet shëndetësore (fizike, emocionale dhe psikologjike) të minorenes që kryen marrëdhënie seksuale (me dëshirë ose me dhunë) dhe as që merr parasysh pasojat që do të ketë aborti për individin dhe shoqërinë, pas kryerjes së krimit dhe në të ardhmen. Shtuar këtu faktin që një abort në atë moshë mund të rezultojë në humbje të jetës ose në dëmtim të përhershëm të shëndetit riprodhues të femrës dhe për pasojë ajo të mos ketë kurrë mundësinë për të pasur fëmijë në të ardhmen, kur ajo të dëshirojë të bëhet nënë.
Aborti për të miturat e çdo moshe hap rrugët për shfrytëzimin seksual apo prostituimin e tyre.
Projektligji përjashton rolin e kujdestarit për të miturën duke e lënë këtë të fundit pa asnjë mbrojtje ligjore apo mbështetje ekonomike dhe emocionale. Në rast se aborti ka pasoja fatale dhe e mitura humbet jetën, kush përgjigjet para ligjit? Kush kujdeset për shëndetin mendor të të miturës për traumat që përjeton një femër pas abortit?
Duke u mjaftuar me listën e barnave që do të fusin në treg (d.m.th fitimin e industrisë farmaceutike dhe atë të mjekësisë që do të kryejë abortet), Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të bëjë një studim të mirëfilltë lidhur me pasojat shëndetësore, morale dhe shoqërore që vijnë prej këtij projektligji të dështuar.
Surrogacia – nënat zëvendësuese
Surrogacia është një marrëveshje ku në të shumtën e rasteve përfshihet kompensimi monetar. Marrja e parave për marrëveshjen konsiderohet surrogaci komerciale ndërsa mos marrja e kompensimit përtej rimbursimit të shpenzimeve të arsyeshme konsiderohet altruizëm. Në këto marrëveshje nuk mendohet për shëndetin e foshnjës që do të lindë apo për shëndetin dhe ndjenjat e emocionet e nënës që e mbart foshnjën nëntë muaj në mitër dhe e ushqen me gjakun e trupit të saj, për t’u shkëputur prej këtij fëmije në momentin e lindjes.
Aktiviste të të drejtave të grave kanë vënë në dukje se surrogacia ngjan me prostitucionin, sepse përligjet përmes pikëpamjes se është e mundur të ndash "veten" nga trupi, duke bërë kështu të mundur shitjen e trupit për seks pa cënuar dinjitetin themelor njerëzor të një individi. Kështu që, nëse një grua nuk është e lidhur as me trupin e saj dhe as me fëmijën që rritet brenda saj, vetë surrogacia shihet si një formë prostitucioni, ku produkti që shitet është një fëmijë, në vend të seksit. A nuk është pra surrogacia një formë e trafikimit të fëmijëve? Surrogacia paraqet ashtu si prostitucioni, një sipërmarrje emocionalisht e ngarkuar me potencial për abuzim.
Përdorimi i nënave surrogato apo zëvendësuese, për riprodhim zhvleftëson dhe humbet lidhjen e vërtetë emocionale dhe shpirtërore të nënës dhe foshnjës, aq më tepër kur kjo marrëveshje bëhet për arsye kozmetike të ruajtjes së linjave trupore të femrës që kërkon të ketë fëmijë surrogato.
Lidhja nënë-fëmijë nuk fillon në një moment të caktuar, por është një proces i pandërprerë prej momentit të parë të krijimit të embrionit dhe vazhdon me lindjen dhe rritjen e një njeriu që ka ndjenja dhe emocione.
Cila është nëna biologjike e fëmijës në këtë rast? Është ajo që e mban dhe e ushqen me gjakun e trupit, apo është ajo që vendos vezët e saj në trupin e një gruaje tjetër, apo fëmija ka dy nëna?! Po babai çfarë roli ka në këtë lloj lindje? Çfarë do t’i thuhet fëmijës kur të rritet dhe cilat janë pasojat psikologjike që lindin prej këtij fakti?
Fëmija ka nevojë për një ndjenjë të qartë të prejardhjes biologjike familjare. Kjo për arsye se, ai ose ajo nuk e posedon perceptimin e të qenit fryt i një bashkimi dashurie nëse vjen nga një kombinim i tillë, ku fëmija ka dy nëna dhe një baba apo dy nëna dhe dy baballarë, pasi mund të jetë prodhim i një mashkulli që është vetëm dhurues i pa njohur i spermës dhe jo domosdoshmërisht i mashkullit me të cilin rritet dhe e njeh si baba.
Babai dhe nëna përfaqësojnë prejardhjen dhe familjen për fëmijën. Fëmija ka nevojë për një prejardhje të qartë dhe koherente, ku ai gjen vendin e tij si individ në shoqëri. Fëmija nuk është një objekt të drejtash, por një subjekt të drejtash. Të nisesh nga premisa “e drejta për të pasur një fëmijë” nuk do të thotë të instrumentalizosh dhe ta bësh fëmijën objekt të drejtash të dikujt tjetër.
Mundësia për transmetimin e sëmundjeve me origjinë gjenetike nga nëna zëvendësuese tek foshnja mbetet një tjetër faktor që nuk duhet anashkaluar, pavarësisht analizave laboratorike paraprake që mund të bëhen për të eliminuar rrezikun.
Ne duhet të sigurohemi që interesi i fëmijës duhet të vihet në radhë të parë, dhe jo t’i hapim derën kombinimeve të frikshme. Legjitimi i këtyre praktikave do t’i hapë derën në të ardhmen edhe çifteve homoseksuale për të pasur fëmijë. Për shembull, një lesbike mund t’i dhurojë një vezë partneres së saj, vezë që më pas mbillet në të -pas fekondimit artificial- dhe sjell një fëmijë për çiftin. Sperma në këtë rast mund të merret nga një çift meshkujsh homoseksualë, të cilët më pas do të funksionojnë si bashkëprindër për fëmijën, fëmijë ky, që do të ketë katër prindër. Këto kombinime dhe të tjera janë tashmë një realitet në disa vende si pjesë e përpjekjes për prishjen e natyrshmërisë njerëzore.
Sterilizimi
Me paraqitjen e projektligjit për sterilizimin, Ministria e Shëndetësisë (d.m.th shteti) nuk merr parasysh faktin se ky proces ka jo vetëm pasoja drastike për individin por ai ndihmon në plakjen e popullsisë dhe reduktimin e ndjeshëm të saj.
Sterilizimi ndiqet nga pasoja shpesh fatale si tek femra ashtu edhe tek mashkulli.
Ai është zakonisht një metodë kontraceptive e përhershme. Kthimi i tij nuk është i lehtë dhe nuk është i disponueshëm në sistemin shëndetësor, por në të shumtën e proçedurave është i pamundur.
Sterilizimi i vullnetshëm, i thjeshtë si procedurë (shpesh me pasoja fatale shëndetësore), por i vështirë për t’u përballuar psikologjikisht do të thotë t’i privosh vetes përjetësisht të drejtën për të qenë prind. Individët që zgjedhin të sterilizohen vullnetarisht në të shumtën e rasteve pendohen për vendimin e tyre të gabuar por të pakthyeshëm, pasojat e të cilit i mbartin gjithë jetën.
Ndërsa sterilizimi me forcë apo pa pëlqimin e individit nëpërmjet vaksinave apo trajtimeve të tjera mjekësore është një krim kundër individit dhe njerëzimit dhe bie ndesh me të drejtat e njeriut.
Shoqëria shqiptare sot po ballafaqohet me imponime dhe tirani moderne në emër të demokracisë dhe lirisë së të drejtave njerëzore por kur qenia njerëzore rrezikohet nga deformimet kulturore, duhet të mbrohen me forcë vlerat etike dhe morale që e dallojnë njeriun nga jeta e shfrenuar e cila i ngjason një niveli më të ulët se ajo e botës së kafshëve.
Për të gjitha pasojat fatale tek individi, shoqëria njerëzore dhe për nevojat e Vendit projektligji i shtruar për diskutim publik duhet të ndalohet. Ka ardhur koha që Shqipëria të studiojë dhe të marrë në konsideratë nevojat e vendit dhe të popullsisë së saj dhe jo të bëjë copy-paste ligjet e përgatitura nga shtetet e tjera.
Inisiatorët
Unioni Shqiptar i Teologeve
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
Forumi Musliman i Shqipërisë
Portali Mediatik 'Mexhlis'
Qendra "Lumturo Dhimbjen"
...Shfaq mё tepёr
Unioni Shqiptar i Teologeve/ Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë/ Qendra Lumturo Dhimbjen Kontaktoni autorin e peticionit
Menaxho nënshkrimet tuaja
A nuk e keni marrë emailin e konfirmimit apo dëshironi të hiqni nënshkrimin tuaj?
Menaxho nënshkrimet tuajaShpёrndajeni kёtё peticion
Ndihmoni këtë peticion të arrijë më shumë nënshkrime.
Reklamim me Pagesё
Identifikohu për të menaxhuar peticionin tuaj. |
Peticione të promovuara nga përdorues të tjerë
Shpëtoni Gentin – Një Jetim 21-vjeçar Autistik në Nevojë të Dëshpëruar
A ka diçka që dëshiron të ndryshosh?
Ndryshimi nuk ndodh duke qëndruar i heshtur. Autori i kësaj peticioni u ngrit dhe ndërmori veprim. A do të bësh të njëjtën gjë? Nisni një lëvizje sociale duke krijuar një peticion.
Nisni një peticion tuajinPeticione të tjera që mund t'ju interesojnë!
Shpëtoni Gentin – Një Jetim 21-vjeçar Autistik në Nevojë të Dëshpëruar
3310 Krijuar: 2024-08-13
INICIATIVA PËR REVIDIMIN E TOMOSIT QË NË VITIN 1922 I ËSHTË DHËNË KISHËS ORTODOKSE SERBE TË MBRETËRISË SË SKS
2951 Krijuar: 2021-09-27
Peticioni si mbështetje për Prof. Dr. Ismet Gavrankapetanoviç, kolegët e kirurgëve të tij dhe stafin mjekësor të klinikës për ortopedi dhe traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës (U
1034 Krijuar: 2017-08-27
NISMA RAJONALE E INTELEKTUALËVE/EVE PËR KONTRIBUT PËR PAQEN DHE STABILITETIN: APEL: - ta marrim fatin në duart tona
462 Krijuar: 2021-09-13
no to the death penalty
444 Krijuar: 2024-11-08
Tema Kundër pr/ligjit të lejimit të abortit e nënës sorrogato
357 Krijuar: 2024-04-29
NDAL Shpërfytyrimit të fshatit Dardhë, Korçë!!
167 Krijuar: 2022-03-10
Anullim i vendimit Nr. 454 datë 10.07.2024 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të palujtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit.
93 Krijuar: 2024-08-08
PETICION PËR INICIATIVË QYTETARE
90 Krijuar: 2021-12-09
Kundër shfrytëzimit të ujit të lumit dhe tokave të Ziçishtit për ndërtimin e HEC-eve
39 Krijuar: 2022-06-11
Peticion nga Prinderit
36 Krijuar: 2021-10-11
Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë
34 Krijuar: 2018-08-17
Ndalimi i motorave te ujit ne plazhet publike shiptare.
19 Krijuar: 2022-08-03
Te pushtojme Serbine
17 Krijuar: 2022-02-25
Heqja e licensës avokates Vjollca Pustina.
11 Krijuar: 2023-10-26
Peticija za izmjenu lokacije izgradnje sportske dvorane u Tuzima
9 Krijuar: 2024-11-12
Mjaft Mbeturinave! Kërkoj mbylljen Urgjente të kësaj Deponie!
5 Krijuar: 2025-02-20
Peticion kunder shkrirjes se zyrave ne Tropoje
5 Krijuar: 2022-08-28
Nënshkrimi për përfundimin e një gjykimi të padrejtë.
5 Krijuar: 2022-02-17