NDAL Shpërfytyrimit të fshatit Dardhë, Korçë!!

I drejtohemi me këtë PETICION:

  • Kongresit Amerikan
  • United States Government
  • Ambasadës Amerikane në Tiranë
  • Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama
  • Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë
  • Ministrisë së Mjedisit
  • Bashkisë së Korçës
  • Prefekturës Korçë
  • Fondi Shqiptar i Zhvillimit
  • The Albanian-American Development Foundation (AADF)
  • United States Agency for International Development-USAID
  • Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)



  Fshati Dardhë i Korçës, është një fshat malor turistik në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit. Ky fshat ka një përqindje të madhe shqiptaro-amerikanësh, që përbëjnë shumë nga familjet dhe fiset dardhare. Qysh herët në vitet 1887 dhe fillimvitet 1900, Dardha njihej në Shqipëri me termin Amerika e Vogël, për arsye të emigrantëve të shumtë që ajo kishte në SH.B.të Amerikës.  

Përqindja e madhe e qytetarëve me nënshtetësi amerikane (rreth 75-80%), e rendit Dardhën, të jetë në vendin e parë me më shumë nënshtetas amerikanë, në të gjithë Shqipërinë.  

Si në të gjithë Shqipërinë edhe në Dardhë, tranzicioni i stërgjatur dhe ndrrimi i sistemeve, solli një varg të gjatë problemesh, shumë prej të cilave, nuk janë zgjidhur dhe nuk po zgjidhen as sot në bazë të ligjit dhe të trashëgimnisë.

Shumë prej dardharëve të emigruar në SH.B. të Amerikës, por edhe në vende të tjera të botës, kanë hasur në probleme të shumta trashëgimnie pronash në vendlindjen e të parëve tanë. Megjithë përpjekjet e shumë prej nesh, administrata e shtetit shqiptar, administrata vendore, zyrat e hipotekë-kadastrës, nuk kanë dhënë zgjidhje dhe shumë prona të patundshme në Dardhë, janë tjetërsuar, janë grabitur, janë shndërruar pa asnjë lajmërim apo shpallje në pronësi shtetërore etj.

Duke parë që nuk mund të gjejmë asnjë zgjidhje dhe mirëkuptim nga zyrat e shtetit, jemi të detyruar që së bashku me probleme të tjera shqetësuese të këtij fshati turistik, të hapim këtë peticion, duke ju kërkuar të gjithëve solidaritetin tuaj, për tu bërë bashkë, duke ngritur fort zërin për të drejtat tona dhe për të ruajtur të paprekur kulturën, traditën, historinë dhe pasuritë tona.

Dardha ka nevojë për tu rimëkëmbur pas një letargjie mbi 30 vjeçare nga shteti dhe pushtetarët shqiptare, duke gjetur forcën dhe mundësitë reale si nga shteti, po ashtu edhe nga fondacionet shqiptaro- amerikane apo edhe fondacione të tjera të cilat janë të gatëshme për ti shndërruar pamjen Dardhës.

Dardha meriton për ta rivlerësuar me gjallërinë dhe madhështinë e duhur të një fshati malor me natyrë të mrekullueshme e të shpallur “ Fshat TURISTIK” që në vitin 1938.  

Kërkesat tona janë:

1- Restaurimi i infrastruktures si në fshat po ashtu edhe jashtë tij, duke mundësuar lëvizjen normale të mjeteve nga Dardha për në Bilisht, nëpërmjet rrugës që lidh Dardhën me Sinicën. Duhet të behet e mundur sa me shpejt restaurimi i urës së ndërtuar që në 1904 nga shpenzimet e Dardharit Kristo Gajo i cili kishte emigruar në Rumani me gjithe familjen e tij që në fillim të viteve 1900, nga një vrasje që ju bë vëllait të tij në mbrojtje të pyjeve të Dardhës.  

2- Mirëmbajtja e ujësjellësit të fshatit, krijimi i mundesisë për rrjet të ri ujsjellësi dhe shtimi i fuqisë prurëse sepse rrjeti aktual është i amortizuar dhe në gjendje jo të mirë higjenike. Fuqia prurëse e rrjetit egzistues është e pamjaftueshme për furnizimin normal të banesave dhe bizneseve të Dardhës në muajt më të populluara të fshatit, sidomos në periudhën e verës, dhe më shumë atë të muajit gusht. Dardha me shpenzimet e saj ka sjellë me tuba balte ujin që nga burimet në Bigëll deri në fshat. Kjo që në vitin 1856 me shpenzimet personale të 500 napolonave florinj nga Themel (Melo) Llaci, edhe ky nje emigrant ne Rumani. Që në atë vit në Dardhë u krijuan mbi dhjetra kroje në çdo mëhallë të Dardhës. Në vazhdim po Dardharët kanë bërë shumë investime si në vitet 1924, 1960, 2000 për të mbajtur sistemin e ujësjellësit në fshat.  

3-Krijimi i një Muzeu të Fotografisë në Dardhë, sepse fshati i Dardhës ka nxjerrë shumë fotografë të hershëm dhe ka një histori shumë të veçante të zhvillimeve të   fotografisë që nga fundvitet 1800. Fshati ka plot zona të lira të cilat mund të merren dhe të ndërtohet muzeu. Arshiva e shtetit ka mijëra pllaka xhami (negative) të fotografëve dardharë, sidomos të Thimi Racit, me të cilat mund të ngrihet një muzeum i fotografisë i kalibrit si ai i Marubit në Shkodër.  

4-Restaurimi i plotë i godinës të shkollës, godinë e cila është kategorizuar si Monument Kulture i klasit të Parë në vitin 2018, por që nuk është restauruar apo bërë riparim sipas nevojës që kërkon një ndërtesë që daton që nga viti 1924. Theksojmë se ajo godinë është ndërtuar nga emigrantët shqiptaro-amerikanë dhe ka një arkitekturë tepër unike për Shqipërinë.  

5-Restaurimi i plotë i ndërtesës të kishës të Shën Gjergjit, e cila eshte kategorizuar si Monument Kulture që në vitin 1970, por që asnjëherë nuk është programuar të restaurohet apo të mirëmbahet, duke bërë që gjendja e saj aktuale, të jetë e keqe dhe e rrezikshme, nga muret që kanë humbur nivelin e tyre vertikal. Shqiptaro- amerikanët janë munduar të japin donacione si në rastin e Këmbanores më 2016 me shumën e 12 mije dollarëve, por nevojat e mirëmbajtjes dhe restaurimit të kishë së të Shën Gjergjit, janë më të mëdha dhe shumë imediate. Kisha e Shën Gjergjit është ndërtuar nga viti 1838-1839. Ka qënë e shkruar në një gur mbi portën jugore mbishkrimi: “Ky tempull i famshëm u fillua për tu ndërtuar më 16 korrik 1838.” Ishte kisha më e madhe në qark.  

6-Mrojtja dhe evidentimi përfundimtar i pasurive të kishes, duke i bërë të qarta deri në elementin më të imët në hipotekë-kadastër. Pasuritë e kishës, janë të shenjta për Dardhën duke qenë se ai fshat u krijua kundrejt një besimi dhe një ndjenje shumë të fortë patriotike, në kushtet e nje trysnie të fortë nën pushtimin nga Perandoria Osmane. Në 1862 u vendosën Kambanat në Shën Gjergj. Lejen për të vendosur kambanat e ka marrë në Stamboll Jovan Themeliu. Jani ( Jovani) Themeli, mik shumë i ngushtë i Vezirit të madh të atëhershëm, ndërmjetësoi që të jepej kjo lejë e veçantë dhe solli dy këmbana nga Patra. Në asnjë nga qytetet apo fshatrat e tjerë, deri atëhere, nuk kishte këmbanë, por vetëm dërrasa ose mjete të tjera.  

7- Restaurimi i Kryepleqësisë së fshatit një godinë e vitit 1936 për të cilën Bashkia e Korçës shumë herë ka premtuar se do të japë fonde për ta rindërtuar. Eshtë një nga ndërtesat në qëndër të fshatit që duket e brakstisur dhe për të ardhur keq sepse muret e saj në pjesën perëndimore janë krejt të rënë.  

8-Zgjidhja, rregjistrimi dhe dhënia e trojeve të familjeve të shtetasve shqiptaro- amerikanë por edhe vendasve, të trojeve origjinale që kanë qenë në pronësi të parardhësve tanë dhe që ishin pjesë e pasurisë të fshatit, por që sot padrejtësisht ose janë nën siglën e shtetit pa asnjë shpjegim, ose janë nën pronesi të dikujt tjetër pa lidhje me fshatin, ose dhe me dokumenta të falsifikuara ose të pamjaftueshme për të qenë pronarë të trojeve në atë fshat.

9-Vënia para përgjëgjësise prej organeve shtetërore, të personave abuzive, të cilët kanë marrë pa leje ose me leje një pjesë tokë dhe kanë zgjeruar pronat e tyre në Dardhë, duke tjetërsuar, shkatërruar dhe përvetsuar pasuritë e dardharëve që nuk ndodhen në Shqipëri, ose toka të cilat ndodhen padrejtesisht nën siglën SHTET. Vënia para përgjigjësisë ndaj personave të veshur me pushtet të cilët kanë ndërhyrë forcërisht për të marrë ndërtesa të të tjerëve dhe duke i legalizuar ato si të tyret në hipoteke-kadastër.

JU lutemi firmosni peticionin.

 

BASHKOHUNI ME KËTË PETICION... JEPINI FORCËN TUAJ NJË VLERE KULTURORE KOMBËTARE SIÇ ËSHTË DARDHA E KORÇËS... BËNI DIFERENCËN ME FORCËN E FIRMËS TUAJ. FIRMA JUAJ ËSHTË ZËRI JUAJ, ZËRI I ATYRE QË KËRKOJNË RUAJTJEN E VLERAVE KOMBËTARE._MG_03921.JPG_MG_04681.JPG_MG_0990.JPG_MG_0539.JPG_MG_1057.JPG_MG_1126.JPG_MG_1974_nova_ndertim.JPGIMG_8761.JPGshen_thanas.JPGIMG_8555.jpg_MG_0469.JPG_MG_0928.JPG_MG_4206.JPG_MG_4229.JPG_MG_4286.JPG_MG_7122.JPG_MG_4631.JPG_MG_5742.JPGIMG_9311.JPG_MG_0642.JPG_MG_1036.JPG_MG_1066.JPG_MG_1071.JPG_MG_1132.JPG_MG_1973.JPG_MG_1100.JPG_MG_1139.JPG_MG_4262.JPG_MG_4839.JPG_MG_4844.JPG_MG_5717.JPG_MG_5723.JPG_MG_7224.JPG_MG_9000.JPG_MG_9662.JPGpleqesia_0.jpgpleqesia_nga_perendimi.jpgshkolla.jpgIMG_7860.jpgIMG_7859.jpgIMG_2086.jpgIMG_5751.jpgIMG_5137.JPG_MG_0472.JPG_MG_0482.JPG_MG_0530.JPG_MG_1003.JPG_MG_9585.JPGIMG_09742.JPGIMG_1126.jpg_MG_9650.JPG_MG_4838.JPG


Këshilli Drejtues i Shoqërisë, "DARDHA SOCIETY", U.S.A. (Perfaqsues i Shoqërisë, V.Bruko.)    Kontaktoni autorin e peticionit

Nёnshkruani kёtё Peticion

Duke nënshkruar, pranoj që Këshilli Drejtues i Shoqërisë, "DARDHA SOCIETY", U.S.A. (Perfaqsues i Shoqërisë, V.Bruko.) do të jetë në gjendje të shohë të gjitha informacionet që jap në këtë formular.

Ne nuk do ta shfaqim adresën tuaj të emailit publikisht online.

Ne nuk do ta shfaqim adresën tuaj të emailit publikisht online.


Jap pëlqimin për të përpunuar informacionin që jap në këtë formular për qëllimet e mëposhtme:




Reklamim me Pagesё

Ne do ta reklamojmë këtë peticion te 3000 persona.

Mëso më shumë...