Anullim i vendimit Nr. 454 datë 10.07.2024 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të palujtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit.
1. Ne, të nënshkruarit prindër të Shkollës 12-vjeçare “Faik Konica”, me numër NIPT L71406451J, si qytetarë të Bashkisë Tiranë, dhe banues në adresat e përcaktuara anash emrave tanë përkatës, me respekt i kërkojmë:
2. Ispektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranëështë: Që vendimi, Nr. 454 datë 10.07.2024 të anullohetnga Ispektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, ose, nëse nukmiratohet nga, kërkojmë t’i paraqitet për votim referendar prindërve të shkollës “Faik Konica”.
3. Titulli i vendimit: “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të palujtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit me objekt: “Ndërtimi i kopshtit nr. 37” Bashkia Tiranë (projekt akti i plotë ështëbashkëngjitur këtij peticioni)
4. Baza ligjore të peticionit është neni 19/1 i Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisje vendore”; Baza ligjore eçëshjtes që trajton kërkesa është Neni 41 i Kushtetutës; Nenet 31, 32, 154, të Kodit të Procedurës Civile; Neni 7, 11, 17 germa ç, e, 28, të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Ligjit nr.44/2015 K.Pr.A,; Nenet 2, 5, 15, 19, 24 të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik".
5. Situata/Çështja që nxiti dorëzimin e këtij peticioni është:vendimi nr.454 datë 10.07.2024 për shpronësim të truallit me sipërfaqe 377.00m2 në pasurinë me nr.3/144, Z.K 8380 pasi ky truall përdoret si kënd sportiv për Shkollën 12-vjecare “Faik Konica” e cila ushtron aktivitetin e saj që prej vitit 2008. Ky vendim cënon procesin mësimor edukativ të shkollës dhe kufizon veprimtarinë e saj për aktivitetet sportive të fëmijëve bazuar në udhëzimin nr.15 datë 12.07.2013, Kreu I, Pika 5-d
6. a) Territori që mbulon kërkesa e peticionit është: Bashkia Tiranë ; ii. njësia administrative nr.7, Tiranë.
b) Grupi i interesit: prindër të shkollës jo publike “Faik Konica”
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe senënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë kambështetur këtë peticion vetëm një herë.
Prindërit e nxënësve të shkollës jopublike “Faik Konica”. Kontaktoni autorin e peticionit