Peticion nga Prinderit
I nderuar z. Kryetar i Bordit te prinderve !
Ju drejtohemi ne cilesine e kryetarit te keshillit te prinderve te shkolles jopublike "Qatar College" per te shprehur shqetesimet tona te listuara me poshte.
Se pari, ne si prinder jemi shume te shqetesuar pasi kemi konstatuar se drejtoresha e shkolles "Qatar College", znj.Nereida Balla, eshte perfshire ne nje skandal mediatik per korrupsion prane shkolles "Jusuf Puka" ne Durres, bere publike ne emisionin Fiks Fare. Konkretisht per abuzim me leket e uniformave te nxenesve te shkolles Jusuf Puka.
Nisur nga kjo ngjarje e cila cenon besueshmerine e drejtueses se shkolles Katar, kerkojme sqarim mbi vertetesine apo pergenjeshtrimin e kesaj ndodhie, si dhe kerkojme marrjen e masave nga Qendra Katar, ne varesi te se ciles eshte Qatar College. Nuk eshte apspa e udhës dhe nuk e shohim aspak etike qe shkolla jone te kete ne perberje te vet, aq me teper te udhehiqet nga staf ne te cilin ka dyshime per probleme morale te nivelit intelektual.
Se dyti, eshte tejet thelbesore te informohemi nese i gjithe stafi është i pajisur me dokumentacionin perkates (licensen) per ushtrimin e profesionit te mesuesise dhe te kete transparence ne zgjedhjen e stafit akademik per edukimin e femijeve tane.
Se treti, konsatojme se ka nje sere problemesh sa i perket menaxhimit. Ne klasen e pare 'A' brenda 10 dite shkolle jane nderruar jo pak, por 3 mesues njeri pas tjetrit. Per me teper femijet jane ankuar pasi nga mesuesja e fundit e kesaj klase jane konstatuar sjellje dhune kundrejt femijeve.
Nje tjeter problem mbetet edhe numri i larte i nxenesve ne klasat e para prej me shume se 25 nxenes, cka veshtireson mesimdhenien dhe e ben ta paperballueshme situaten brenda nje klase si per femijet, ashtu edhe per mesuesin.
Problem tjeter eshte orari i papershtatshem per diten e xhuma te klasat e djemve. Dy oret fundit djemte duhet te kene ne orar lendet qe jane me zgjedhje ose qe nuk kane rendesine e lendeve kryesore, ne menyre qe te kene mundesi kryerjen e detyres fetare.
Gjithashtu jemi vene ne dijeni nga fëmijët tane se drejtoresha ka penguar faljen e namazit te femijeve ne orarin e drekes, pasi ka përfunduar orari i mësimit. Gje për te cilen ngreme shqetësimin tone si prinder duke qene se na është siguruar qe fëmijët tane mund te kryejne faljen e namazit ne ambjentet e shkolles.
Se pesti, jemi shume te shqetesuar sa i perket ushqimit qe femijet tane konsumojne ne vaktin e drekes.
Ne 2 vitet e fundit kemi vendosur se bashku me kompanine qe ofronte kete sherbim, se cilat ushqime do t'i ofroheshin femijeve tane, ne mbledhje te posaçme ku prinderit ishin prezente Ushqimi qe aktualisht serviret ne kohen e drekes eshte i papranueshem per t'u konsumuar nga femijet. Per me teper qe jemi te painformuar dhe ne dyshim nese ky ushqim eshte hallall apo jo, nje cilesi aq e rendesishme per ne dhe ju si besimtar te fese Islame, si dhe cilat jane kriteret e perzgjedhjes apo ndryshimit te furnitorit nga drejtuesi i shkolles apo nga drejtuesit e Qendres Katar.
Se gjashti, ne nje kohe qe shkolla ka marre persiper te furnizoje me uje te pijshem shkollen ne cdo kohe, eshte e papranueshme qe femijet te mbeten pa uje te pijshem gjate kohes se qendrimit ne shkolle nga ora 8 deri ne oren 13 apo 15.
Se shtati, nje problem tejet serioz mbetet transporti i siguruar nga shkolla. Femijet mbeten ne kembe ne furgona dhe nuk kane jo vetem sigurine e duhur, por as vend te caktuar per te qendruar ulur gjate gjithe transportit te femijeve me nje kohezgjatje prej minimumi 20 min e maksimumi 60 minuta.
Gjithashtu, kemi konstatuar qe fëmijët qe perdorin transport mberrijne me vonese ne shkollë per shkak te trafikut te renduar, gje qe i ka bere fëmijët te humbasin oren e pare te mesimit. Per kete arsye kerkojme te menaxhohet ndryshe ora e pare e mesimit, ne menyre qe fëmijët te mos humbasin mundesine per marrjen e njohurive mësimore.
Se fundmi, kerkojme qe te merren masat përkatëse per te gjitha pikat e ngritura me siper, duke marre ne konsideratë nje faktor tejet te rëndësishem: një pjesë e madhe e fëmijëve vijne nga familje te besimit islam dhe kjo është nje nga arsyet qe ne kemi zgjedhur pikërisht kete shkolle, ku kemi gjetur mbështetje qe fëmijët tane te mos bullohen e te jene prane një stafi pedagogjik me pergjegjshmeri morale e fetare.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj, shpresojme ne vullnetin e mire tuajin per zgjidhjen e ketij ngerci.
Prindërit e shkolles "Qatar College"
Prinderit e Nxenesve Kontaktoni autorin e peticionit
Menaxho nënshkrimet tuaja
A nuk e keni marrë emailin e konfirmimit apo dëshironi të hiqni nënshkrimin tuaj?
Menaxho nënshkrimet tuajaShpёrndajeni kёtё peticion
Ndihmoni këtë peticion të arrijë më shumë nënshkrime.
Reklamim me Pagesё
Identifikohu për të menaxhuar peticionin tuaj. |
Peticione të promovuara nga përdorues të tjerë
Shpëtoni Gentin – Një Jetim 21-vjeçar Autistik në Nevojë të Dëshpëruar
A ka diçka që dëshiron të ndryshosh?
Ndryshimi nuk ndodh duke qëndruar i heshtur. Autori i kësaj peticioni u ngrit dhe ndërmori veprim. A do të bësh të njëjtën gjë? Nisni një lëvizje sociale duke krijuar një peticion.
Nisni një peticion tuajinPeticione të tjera që mund t'ju interesojnë!
Shpëtoni Gentin – Një Jetim 21-vjeçar Autistik në Nevojë të Dëshpëruar
3311 Krijuar: 2024-08-13
INICIATIVA PËR REVIDIMIN E TOMOSIT QË NË VITIN 1922 I ËSHTË DHËNË KISHËS ORTODOKSE SERBE TË MBRETËRISË SË SKS
2951 Krijuar: 2021-09-27
Peticioni si mbështetje për Prof. Dr. Ismet Gavrankapetanoviç, kolegët e kirurgëve të tij dhe stafin mjekësor të klinikës për ortopedi dhe traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës (U
1034 Krijuar: 2017-08-27
NISMA RAJONALE E INTELEKTUALËVE/EVE PËR KONTRIBUT PËR PAQEN DHE STABILITETIN: APEL: - ta marrim fatin në duart tona
462 Krijuar: 2021-09-13
no to the death penalty
444 Krijuar: 2024-11-08
Tema Kundër pr/ligjit të lejimit të abortit e nënës sorrogato
357 Krijuar: 2024-04-29
NDAL Shpërfytyrimit të fshatit Dardhë, Korçë!!
167 Krijuar: 2022-03-10
Anullim i vendimit Nr. 454 datë 10.07.2024 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të palujtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit.
93 Krijuar: 2024-08-08
PETICION PËR INICIATIVË QYTETARE
90 Krijuar: 2021-12-09
Kundër shfrytëzimit të ujit të lumit dhe tokave të Ziçishtit për ndërtimin e HEC-eve
39 Krijuar: 2022-06-11
Peticion nga Prinderit
36 Krijuar: 2021-10-11
Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë
34 Krijuar: 2018-08-17
Ndalimi i motorave te ujit ne plazhet publike shiptare.
19 Krijuar: 2022-08-03
Te pushtojme Serbine
17 Krijuar: 2022-02-25
Heqja e licensës avokates Vjollca Pustina.
11 Krijuar: 2023-10-26
Peticija za izmjenu lokacije izgradnje sportske dvorane u Tuzima
9 Krijuar: 2024-11-12
Mjaft Mbeturinave! Kërkoj mbylljen Urgjente të kësaj Deponie!
5 Krijuar: 2025-02-20
Peticion kunder shkrirjes se zyrave ne Tropoje
5 Krijuar: 2022-08-28
Nënshkrimi për përfundimin e një gjykimi të padrejtë.
5 Krijuar: 2022-02-17