NISMA RAJONALE E INTELEKTUALËVE/EVE PËR KONTRIBUT PËR PAQEN DHE STABILITETIN: APEL: - ta marrim fatin në duart tona
Të ballafaquar me eskalimin e nacionalizmit dhe ndërhyrjes klerikale në jetën politike të shteteve në rajon, të dirigjuar nga qendra politike e Beogradit, e cila që tridhjetë vjet kërcënon rajonin, duke ndaluar përparimin dhe demokratizimin e shoqërisë, ngjarjet e fundit në Cetinë kërkojnë nga ne një qëndrim dhe përgjigje të vendosur, si dhe një rezistencë të qartë politikave fashistoide.
Politika e asimilimit, të cilën, përmes pjesës së radikalizuar të Kishës së Serbisë, e zbatojnë formacionet serbe dhe të palëve tjera të huaja politike dhe parapolitike, në shkallën më të madhe është e shprehur pikërisht në Malin e Zi, përmes përzierjes së hapur të Kishës së Serbisë në fushatën parazgjedhore me organizimin e procesioneve politike (të quajtur në mënyrë hipokrite “Litije”), gjë që rezultoi me fitoren e bllokut proserb në zgjedhjet parlamentare në gusht të vitit 2020. Qeveria e re e zgjedhur u bë marionetë në duart e klerit serb, përmes të cilit haptazi po zbatohet projekti i “botës serbe”, të deklaruar kaherë në Memorandumin famëkeq të ASHAS, që pati për pasojë përhapjen e urrejtjes ndërnacionale, racore dhe fetare, shkatërrimet luftarake, krimet e bëra kundër njerëzimit, gjenocidin në Srebrenicë, si dhe krimet tjera të luftës në Kosovë dhe në Kroaci.
Skenari i intronizimit të dhunshëm të meshtarit të KOS në Cetinë është po ai, që u ka paraprirë luftërave në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, e që për epilog pati me miliona të shpërngulur dhe disa mijëra “të humbur”, më së shpeshti të vrarë dhe të hedhur në varrezat masive. Kjo tragjedi ka treguar qartë se këto forca regresive nuk do të ndalojnë dhe se pas vetes tërheqin një numër të madh të nacionalistëve të tërbuar. Ngase Serbia është shteti më i madh në rajon, nacionalizmi i saj është ai që zgjon, nxit dhe ushqen të gjithë nacionalizmat tjerë.
Obligimi ynë është të tregojmë me gisht në këtë rrezik, në Beogradin zyrtar si burimin kryesor të kërcënimit të stabilitetit dhe paqes, sepse ai udhëheq një politikë të dëmshme subimperiale ndaj kombeve dhe shteteve përreth (derisa në të njëjtën kohë në mënyrë poltroniste i mashtron të fuqishmit). Për këtë arsye ftojmë edhe të gjitha forcat përparimtare në Serbi, që t’i bashkëngjiten këtij apeli, sepse edhe qytetarët e Serbisë po përjetojnë pasojat e politikës së tillë dhe tentativat për dominim. Qeveria në Beograd i ka ftuar të gjithë serbët në rajon (dhe në botë) që më 15 shtator t’i shpalosin flamujt kombëtarë, pa u lodhur për pasojat për vetë njerëzit e as për ndjenjat e kombeve të tjera. Është e qartë se me këtë politikë Beogradi bën dozimin dhe nxitjen e politikave tjera nacionaliste, i fuqizon dhe i mban ato. Të rinjtë nga këto shtete dëshirojnë vetëm një – të ikin sa më larg.
Këtij homogjenizimi nacionalist dhe ruajtjes së politikës së tillë, duhet t’u thuhet në mënyrë të vendosur JO.
- Ftojmë të gjitha qeveritë dhe institucionet e shteteve në rajon që ndajnë përvojën e ish Jugosllavisë, që t’i kundërvihen provokimeve të Beogradit zyrtar dhe modelit të tij nacionalist të politikës dhe të angazhohen për politikën e bashkëpunimit, paqes dhe barazisë së të gjithë qytetarëve të vetë; që edhe ato vetë të heqin dorë nga përhapja e urrejtjes dhe nacionalizmit si mënyrë të veprimit. Njëkohësisht shprehim kundërshtimin ndaj çdo aspekti të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit dhe angazhohemi për respektimin e ndërsjellët dhe për ndërtimin e agjendës paqësore politike.
- Ftojmë të gjitha forcat përparimtare, intelektualët dhe intelektualet në rajon – në të gjitha shtetet trashëgimtare të Jugosllavisë, si dhe qytetarët, që ta ndërtojmë një kontrapunkt të fuqishëm ndaj kësaj politike retrograde, duke e kundërshtuar bashkërisht dhe me një zë nacionalizmin dhe fashizimin; JO FASHIZIMIT DHE KLERIKALIZIMIT TË SHOQËRISË!
- Ftojmë të gjithë qytetarët dhe qytetaret në rajon të intensifikojnë bashkëpunim e ndërsjellët, kudo që jetojnë, të zbulojnë dhe të punojnë për demaskimin e politikës së përhapjes së urrejtjes së ndërsjellët dhe të ndërtojnë solidaritet dhe miqësi të ndërsjellët; ·
- Rajonit dhe Ballkanit i nevojiten paqja, respekti i ndërsjellët ndërfetar dhe ndërnacional, respektimi i të drejtës ndërkombëtare, demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare; partneriteti dhe bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik.
Bota po shkon përpara, nuk do të na presë. Evitimi i politikave retrograde, luftarake të dominimit dhe ndërtimi i politikës së paqes dhe bashkëpunimit është hapje e rrugës për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e gjeneratave që vijnë.
Nënshkruesit e Nismës rajonale të intelektualëve për kontribut për paqen dhe stabilitetin.
Forum slobodnih građana Luča Kontaktoni autorin e peticionit
Autori i kёtij peticioni e ka mbyllur kёtё peticion. |