INICIATIVA PËR REVIDIMIN E TOMOSIT QË NË VITIN 1922 I ËSHTË DHËNË KISHËS ORTODOKSE SERBE TË MBRETËRISË SË SKS

Lëvizja patriotike e rezistencës – “Rojet e Llovqenit 1990”

Lovcenske_straze1.jpg

Lënda: Peticioni

Të nderuara zonja Malazeze ortodokse dhe të nderuar zotërinj Malazez ortodoksë!

Lëvizja patriotike e rezistencës – “Rojet e Llovqenit 1990” planifikon që të iniciojë një aksion të mbledhjes së nënshkrimeve nga Malazezet ortodokse dhe Malazezët ortodoksë që jetojnë në Mal të Zi dhe diasporë me qëllim të fillimit të Peticionit që do ta dërgojmë Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike dhe Hirësisë së Tij, kryepeshkopit të Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Bartolomeut të I.  

Iniciativa ka të bëjë me rrethanat e reja dhe ndryshimin e gjendjes faktike me rastin e të cilit Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike dhe/ose Hirësia e Tij, kryepeshkopi i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Bartolomeu i I do të duhej të ndryshojë revizionin e Tomosit që në vitin 1922 i është dhënë Kishës ortodokse serbe të Mbretërisë së SKS. Ky Tomos, i fituar në mënyrë shumë problematike, që Kisha ortodokse serbe e Mbretërisë së SKS e ka marrë në vitin 1922 ende përcaktohet si i vlefshëm.  

Patriarkana Ekumenike me Tomosin e vitit 1922 ia ka pranuar Kishës ortodokse serbe autoqefalinë dhe statusin e patriarkanës, si dhe juridiksionin në territorin e të gjithë Mbretërisë së SKS të asaj kohe, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi.  

Atij rasti në letrën kanonike të Patriarkut Ekumenik Melentisë së IV dhe Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike të datës 24 shkurt 1922 (numri i protokollit 1036) pranohet ngritja e Kishës ortodokse serbe të Mbretërisë së SKS në shkallën e Patriarkanës, ku, midis tjerash, thuhet edhe këta: “Duke u këshilluar për këtë çështje sipas detyrës me Sinodin tonë të Shenjtë, kemi lavdëruar dëshirën e kishës dhe të shtetit, dhe kemi pranuar dobinë që feja ortodokse mund të ketë nga kjo ngritje, dhe kemi konstatuar qe mënyra e veprimit është në përputhje më shumë me ekonominë kishtare (oportunitetin) se sa me precizitetin e rregullave kanonike.”  

Të gjithë Tomoset mbi autoqefali që janë dhënë kishave autoqefale (të Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Athinës, Varshavës, Tiranës, Preshovës dhe Ukrainës) janë dhënë në mënyrë të njëanshme nga Patriarkana Ekumenike, dhe ata vetëm me nënshkrimin e Patriarkut Ekumenik, pa i parapri asnjë marrëveshje ose bashkëpunim në nivelin pan-ortodoks.  

Sa i përket dhënies së autoqefalinë në marrëveshje me kishat tjera ortodokse, kjo nuk paraqet praktikën as detyrimin në botën ortodokse.  

Edhe pas datës 21.5.2006, kur Mali i Zi ka rikthyer pavarësinë e vetë, Mitropolia malazeze dhe bregdetare, që është pjesë përbërëse e Patriarkanës ortodokse të Beogradit, dhe Kisha ortodokse serbe në mënyrë funksionale vepron në territorin e shtetit të pavarur të Malit të Zi, shteti ky që është i pranuar në nivelin ndërkombëtar.  

Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike dhe Hirësia e Tij, kryepeshkopi i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Bartolomeu i I, në përputhje me organizimin kanonik, do të duhej të respektonin ndryshimin e gjendjes faktike dhe konform këtyre fakteve do të duhej të kryenin revizionin e Tomosit të cilin në vitin 1922 ia ka dhënë Kishës ortodokse serbe të Mbretërisë së SKS, dhe ata për këto arsye:   

  1. Jugosllavia  nuk ekziston më;
  2. Është e dukshme dhe e pamohueshme ndarja në kishën ortodokse në Maqedoni; 
  3. Në Ditën e Shën Lukës, më datë 31 tetor 1993, në kuvendin malazez nën qiellin e hapur, në frymën e traditës malazeze, Malazezët e kanë përtëritur Kishën ortodokse autoqefale malazeze dhe e kanë zgjedhur për peshkop të vetë kishtar zotin Antonije Abramoviqin, asaj kohe klerikun e Kishës ortodokse ruse në Kanada (Toronto);
  4. Pas datës 21.5.2006 në bazë të rezultatit të referendumit është shuar Federata shtetërore Serbia dhe Mali i Zi;  

Kishat ortodokse nuk janë kombëtare, ato janë vendase: një popull, një shtet, një udhëheqës kishtar. Vërtetimin e këtij fakti e kemi edhe në urimin e Hirësisë së Tij, kryepeshkopit të Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Patriarkut Ekumenik Bartolomeut të I që ia ka dërguar Porfiriut, ku e ka quajtur Patriark i Serbisë, dhe Kishës ortodokse serbe – Kisha e Serbisë.  

Sipas kanonit ortodoks, të gjitha dioqezat jashtë territorit të shtetit amë i takojnë kompetencave shpirtërore dhe administrative të Patriarkanës Ekumenike dhe të Patriarkut Ekumenik.  

Nga të gjitha kishat ortodokse, vetëm Patriarkana e Beogradit, kisha ortodokse në Serbi, Patriarkana ortodokse e Moskovit dhe kisha ortodokse në Rusi i kanë dioqezat nën juridiksion të vetë jashtë territoreve të shteteve të veta, gjë që është në kundërshtim me të drejtën kishtare dhe kanonet ortodokse.  

Ky arbitraritet i Patriarkanës së Beogradit, kishës ortodokse në Serbi, Patriarkanës ortodokse të Moskovit dhe kishës ortodokse në Rusi që zbatohet nga pozita e fuqisë, dhe pasqyrohet në mosrespektimin e kanoneve ortodokse, janë kundërshtuar zellshëm me rezistencë dhe fjalë të ashpra nga Patriarkana Ekumenike në Sinodin e fundit Ekumenik.  

Në përputhje me këtë, duke marrë në konsideratë të drejtën kishtare dhe kanonet ortodokse, kompetencën shpirtërore dhe administrative mbi Mitropolinë malazeze dhe bregdetare të Kishës ortodokse të Serbisë pas datës 21.5.2006, sipas mendimit të Lëvizjes patriotike të rezistencës – “Rojet e Llovqenit 1990” duhet ta ketë Patriarkana Ekumenike.  

Lëvizja patriotike e rezistencës – “Rojet e Llovqenit 1990”, po ashtu, është mendimi marrëveshja themelore në lidhje me Patriarkanën ortodokse të Beogradit, kishës ortodokse në Serbi, pikërisht Mitropolinë malazeze dhe bregdetare, duhet të nënshkruhet midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Patriarkanës Ekumenike, do të thotë me Hirësinë e Tij, kryepeshkopin e Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Bartolomeun e I. Ky qëndrim është i logjikshëm nëse merret në konsideratë fakti i pamohueshëm që sipas kanonit ortodoks të gjitha dioqezat ortodokse jashtë territorit të shteti amë i takojnë kompetencave shpirtërore dhe administrative të Patriarkanës Ekumenike dhe Patriarkut Ekumenik.  

Duke marrë para sysh të gjithë këtë problematikë të pasqyruar në arbitraritetin e Patriarkanës ortodokse të Beogradit, kishës ortodokse në Serbi, që nuk është kishë vendase në Mal të Zi, si dhe faktin që ajo kryesisht vepron në kundërshtim me të drejtën kishtare dhe kanonet ortodokse, para nënshkrimit të Marrëveshjes themelore jemi mendimi se presidenti i shtetit, zoti Millo Gjukanoviq, duhet të formojë një komision ekspertësh që do të kryente konsultimet me Sinodin e Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike dhe Hirësia e Tij, kryepeshkopin e Kostandinopojës, Romës së Re dhe Ekumenisë, Bartolomeun e I në lidhje me kompetencat për nënshkrim të Marrëveshjes themelore.  

Me respekt,       

BORDI DREJTUES  

LËVIZJA PATRIOTIKE E REZISTENCËS – “ROJET E LLOVQENIT 1990”    

Në Podgoricë, më 25.9.2021


Zoran Rašović, BORDI DREJTUES   LËVIZJA PATRIOTIKE E REZISTENCËS – “ROJET E LLOVQENIT 1990”    Kontaktoni autorin e peticionit