Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë

 PETICION POPULLOR I BANOREVE TE FSHATIT BRATAJ

“Peticion kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Shushicë”.

Ky peticion I drejtohet: Kryeministrisë,Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Selenicë, Prefkturës Vlorë.

Me anë të ketij peticioni kërkojmë të ndalohet dhënia e kontratës me koncesion për ndërtimin e hidocentraleve mbi lumin Shushicë. Në mbrojtje të së drejtes tonë qytetare që na e jep ligji, ne kërkojmë si komunitet që mbi lumin Shushica mbi vendin i quajtur “Ura e Bratit” të mos ndërtohet diga e mbledhjes së ujit dhe ndërtimi i nje HEC-i- i dhënë me koncesion.

Për arsyet e mëposhtme:

1) Diga ngrihet pikërisht 150 m. mbi urën e shek. XIV e cila është monument kulture dhe duhet të ruhet nga shteti dhe direkt në krahun tjetër të urës është siti arkeologjik i Ledhes pra vendbanimi i hershëm i fshatit Brataj.

2) Tharja e ujit në lumë gjatë sezonit te verës duke e futur atë në tuba dhe devijuar nga shtrati ekzistues i lumit.

3) Shkatërrimi ekosistemi rreth tij, e sidomos zhduken speciet e peshkut si Krapi, Qefulli,Trofta ,etj.

4) Duke qenë një vend me potencial dhe premisa turistike , ky plan ndikon negativisht në natyrën e virgjër të kësaj zone dhe në shkatërrimin e turizmit natyral , historik e tradicional.

Banorët nuk kanë asnjë avantazh nga ky ndertim dhe për më tepër nuk e dëshirojnë një gjë të tillë që të prish vendin e tyre dhe një histori mijravjeçare te jetës së tyre të lidhur me këtë lumë. Pra komuniteti I thote JO, çfarëdo tentimi të autoriteteve qëndrore që tu japin leje operatorëve të interesuar.

 

Bashkojuni kësaj lëvizje duke firmosur këtë peticion.  


Antarë të komunitetit Brataj    Kontaktoni autorin e peticionit